Kroos ‘nervozon’ Ronaldon
Përforcimi i ri i Real Madridit, Toni Kroos hidhëroi Cristiano Ronaldon gjatë një loje mes tyre në seancën stërvitore të kampionit të Evropës.

Sport
Gjatë seancës së fundit stërvitore të Real Madridit, Toni Kroos ka zgjuar hidhërimin e bashkëlojtarit të tij të ri, yllit më të madh të ekipit, Cristiano Ronaldo.
Gjatë një ushtrimi me pasime të shpejta, ylli portugez pati vështirësi që ta rrëmbente topin nga pronësia dhe veprimet e jashtëzakonshme të gjermanit.
Krejt kjo deri me një moment kur ai bëri një shenjë të vogël të dëshpërimit në drejtim të gjermanit, kampion i botës dhe përforcim i ri i Real Madridit i ardhur gjatë kësaj vere nga Bayern Munich.
Por, gjithçka në shenjë humori.