Vin Diesel: Vdekja e Paul Walker, një nga momentet më të errëta të jetës

‘Kam aktruar gjithë jetën  por nuk të mësojnë në aktrim si të vajtojmë për dikë dhe njëkohësisht të pretendojmë se janë në skenë me ty.’

ShowBiz

04/08/2014 22:04

Aktori Vin Diesel më në fund ka folur në një emision për humbjen edhe shokut të tij dhe kolegut të serisë ‘Fast &  Furious’, Paul Walker, duke thënë se është njëri mga momentet më të erëta të udhëtimit të tij.

Diesel, i ftuar në një emision, është pyetur nga udhëheqësit e emisionit se si kanë qenë xhirimet e filmit pa aktorin Walker, dhe ai ka dhënë një përgjigje mjaft emocionuese…:

‘Është gjë e rëndë, e dini. Unë jam rritur në një botë mashtruese dhe gënjeshtare dhe ne kemi humbur shumë njerëz gjatë udhëtimit. Por vëllazëria me Paul Walker ka qenë diçka komplet ndryshe. Ka qenë njeriu me të cilin jam rritur, ne jemi rritur në biznes dhe jemi bërë të famshëm së bashku dhe kemi përfaqësuar seritë më të suksesshme të filmave së bashku. Ai ka qenë partneri im.’

Më tej Diesel ka shtuar: ‘E çuditshme është që, unë kam aktruar gjatë gjithë jetës sime por nuk të mësojnë në aktrim si të vajtojmë për dikë dhe njëkohësisht të pretendojmë se janë në skenë me ty.’

‘Është një nga momentet më të erëta të udhëtimit tim, e dini – është shumë e vështirë’, ka thënë Diesel derisa është emocionuar shumë. ‘Ju të gjithë keni psur njerëz që i keni dashur që kanë vdekur’.

Paul Walker ka humbur  jetën në moshën 40 vjeçare në nëntorin e kaluar në një aksident fatal me veturë, aksident ky i cili ka ndodhur në mes të xhirimeve të pjesës së shtatë të serive të famshme të filmave me vetura.

Pjesët tjera të filmimeve pas vdekjes së yllit të këtyre filmave është bërë me ndihmën e efekteve speciale me kompnjuterë madje edhe vëllezërit e Paul kanë bërë disa xhirime për të përmbushur skenat.

‘Fast & Furious 7’ do të dalë në prill të vitit 2015.