Bleta Gashi zgjidhet shoqëruesja e parë në Miss Turizmi

Bleta Gashi, përfaqësuesja e Kosovës në zgjedhjen e Miss European Tourism 2014, që sivjet u mbajt në Rumani, ka arritur sukses të madh duke zënë vendin e dytë në këtë konkurs ndërkombëtar bukurie, duke u shpallur shoqëruesja e parë e më të bukurës së Evropës.

ShowBiz

06/07/2014 10:55

Shpejtim Zejneli, drejtor nacional i Kosovës për garat e bukurisë, ka uruar Bleta Gashin për suksesin e arritur. Ai është shprehur i bindur se sukseset nuk do të përfundojnë me kaq, pasi së shpejti do të merret pjesë edhe në konkurse bukurie në Kinë dhe Turqi.

Bleta Gashi është 19-vjeçare, e gjatë 1.74 cm dhe jeton e studion në Zvicër. Për të pjesëmarrja në garën e bukurisë në Zvicër ka qene hera e parë që ajo kishte marrë pjesë në një garë të tillë.

Pas fitores Bleta deklaroi se është shqiptare dhe se ndihet krenare që ka valvitur flamurin kombëtar shqiptar.

Miss Turizmi i Evropës u zgjodh përfaqësuesja e Letonisë, kurse shoqëruese e dytë, përkatësisht vendin e tretë e zuri përfaqësuesja e Ukrainës.