Kaka afër San Paolos
Leite Kaka do të largohet nga Milan, gjatë këtij afati kalimtar të verës. Presidenti i San Paolos, Carlos Aidar ka bërë të ditur se mesfushori është shumë afër rikthimit në klubin e fëmijërisë.
Sport
Leite Kaka është shumë pranë rikthimit te klubi i fëmijërisë, San Paolo.
Mesfushori brazilian duket se do të largohet nga Milan, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Dhe, ‘stacioni’ i tij i radhës mund të jetë San Paolo, klub ku e nisi karrierën si junior para se të depërtonte në ekipin e parë ku luajti gjatë periudhës 2001-2003.
Kaka u rikthye në Milan nga Real Madrid në verën e vitit të kaluar, dhe bëri një stinor mjaft pozitiv. Mirëpo, kjo nuk i mjaftoi për t’u rikthyer në Kombëtaren e Brazilit për Kampionatin botëror në Brazil.
Megjithatë, ai mund të rikthehet në vendlindje.
“Nuk mund të flas për fazën e negociatave, por mundësitë e rikthimit të Kakas janë të mëdha”, deklaroi presidenti i San Paolos, Carlos Aidar për “ESPN”.