Nasri e vazhdon kontratën me Cityn

Samir Nasri do ta vazhdojë karrierën në Manchester City. Mesfushori francez dhe klubi anglez kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës, e cila do të përfundojë pas pesë vjetësh.

Sport

18/06/2014 21:39

E ardhmja e Samir Nasrit do të jetë e lidhur me Manchester Cityn. Klubi anglez dhe mesfushori francez e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.

Me kontratën e re, përfaqësuesi francez do të mbetet në Etihad Stadium deri në vitin 2019.

Me këtë rast, ish futbollisti i Olympique Marseilles dhe Arsenalit do të paguhet 180.000 funte në javë, shkruan tabloidi britanik, Daily Mirror.

Nasri e luajti një rol të rëndësishëm për Citizens, në dy titujt e fundit që i fituan në Premierligë.