San Antonio, kampion i NBA-së

San Antonio dominoi ndaj Miamit, 104:87 në ndeshjen e pestë të finales së madhe, duke iu hakmarrë për humbjen e shkaktuar vitin e kaluar, për ta fituar titullin e pestë të kampionit në NBA.

Sport

16/06/2014 10:57

San Antonio është kampion i ri i NBA-së. Spurs triumfuan në finalen e madhe, pasi e mposhtën Miamin, 4-1 në serinë finale.

Tim Duncan me shokë nuk e kishin asnjëherë në dyshim fitoren, pas dy fitoreve në udhëtim ndaj ekipit të LeBron James.

Në duelin e pestë dhe atë vendimtar, San Antonio fitoi me rezyltat 104:87, për ta siguruar titullin e pestë në histori.

Leonard realizoi 22 pikë, ndërsa Ginobili 19, duke kontribuuar në fitoren e Spurs. Ndërkaq, 31 pikët e James nuk i mjaftuan Heat që ta mbrojë titullin.