Konviktet qendra e manipulimeve të testit të maturës, ndërhyn policia (Video)
Maturantët në gjithë vendin sot i janë nënshtruar provimit shtetëror të maturës. Por është raportuar se nxënësit kanë kopjuar në masë të madhe, duke e vënë në dyshim cilësinë e këtij testi. Në një rast është dashur edhe ndërhyrja e policisë.
Lajme
Konviktet e studentëve janë bastisur nga policia me dyshimin se aty, po përpiloheshin përgjigjet dhe ato po u dërgoheshin me sms nxënsave që po i nënshtroheshin provimit.
Bastisjet janë zhvilluar me dyshimet se nga aty janë keqpëdorur testet e maturës 2014.
Mustafë Kadriu nga Ministria e Arsimit i ka thënë kallxo.com, në vend të ngjarjes se, bastisja është bërë lidhur me këto zhvillime.
Në anën tjetër Brahim Sadriu nga Policia e Kosovës ka deklaruar për kallxo.com : \’Policia e ka pas një informatë se nga ky lokacion po dërgoheshin përgjigje me mesazhe për testin nacional. Është konsultuar prokurori kujdestar dhe konform udhëzimeve të tij, Policia do të vazhdojë tutje\’, ka thënë Sadriu.