Thaçi u jep kurajo maturantëve
Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka uruar sot të gjithë maturantëve që të kalojnë me sukses testin shtetëror të maturës.
Lajme
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Thaçi i ka porositur 46 mijë matura t’ia zbardhin faqen.
“Dëshiroj të uroj kurajo e sukses për 46 mijë maturantët që sot do të sprovojnë njohuritë në provimin shtetëror të maturës. Unë jam i sigurt që institucionet përgjegjëse kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e testit. Familjarët e maturantëve por edhe mbarë Kosova pret që ata të na zbardhin faqen sot. Zhvillimi i Kosovës është në dorën e rinisë prandaj Misioni i Ri do përpiqet për shkollimin sa më të mirë të rinisë kosovare”.