Haradinaj do të drejtojë një qeveri me vetëm 3 ministra nga AAK
Marrëveshja për bashkëqeverisje LDK-AAK-NISMA, nëse arrin të jetësohet, do të nxjerrë një kabinet qeveritar, ku shumica e ministrave do të jenë nga partia e Isa Mustafës.
Lajme
Koalicioni i lidhur ende pa u certifikuar rezultatet, thuhet se i ka ndarë edhe numrin e ministrive që do t’u takojnë secilit subjekt politik.
Në kabinetin e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas burimeve të televizionit Klan Kosova, 9 ministra do të jenë nga LDK, 3 nga AAK, 2 nga NISMA, 2 nga minoriteti serb dhe një nga ai jo serb.