Korea e Veriut arreston një shtetas amerikan
SHBA-të e kanë konfirmuar se Korea Veriore e ka arrestuar një qytetar amerikan, i treti më radhë që mbahet në shtetin komunist.
Bota
Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Marie Harf, iu ka thënë gazetarëve në Washington se ai nuk mund të konfirmojë emrin e të arrestuarit për shkak të konsideratave për privatësi.
Harf ka thënë se Washingtoni në “mënyrë aktive tenton të lirojë të tre” amerikanët që po mbahen në këtë vend, raporton REL.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Kore të Veriut e ka identifikuar amerikanin si turisti, Jeffrey Edward Fowle.
Agjencia ka thënë se shteti e ka arrestuar Fowle si shkak i “aktiviteteve armiqësore” dhe tani është duke e marrë në pyetje atë.
Agjencia e lajmeve japoneze, Kyodo ka raportuar më herët se ai ishte pjesë e një grupi turistësh ndërsa është arrestuar në muajin maj pasi e kishte lënë një Bibël në hotel. (REL)