Bayerni, më së shumti lojtarë në Botëror
Bayern Munich është ekipi që do të përfaqësohet nga më së shumti lojtarë në Botëror. Në evenimentin që do të mbahet në Brazil, gjiganti gjerman do të ketë 15 lojtarë, një më shumë se Manchester United.
Sport
Bayern Munich është mbret i Botërorit. Në fakt, gjiganti bavarez do të jetë ekipi më i përfaqësuar në evenimentin që do të mbahet në Brazil.
Kampioni gjerman do të përfaqësohet nga 15 lojtarë, i ndjekur nga Manchester United, që do të ketë 14.
Barcelona është e treta me 13 lojtarë, kryesisht spanjollë, ndërsa vendin e katërt e zënë katër skuadra me nga 12 përfaqësues. E vendi i pestë është rezervuar për katër skuadra tjera, që kanë nga 10 përfaqësues.
Klubet me numrin më të madh të lojtarëve në Botëror
1. Bayern Munich 15 lojtarë
2. Manchester United 14
3. Barcelona 13
4. Chelsea 12
5. Juventus 12
6. Napoli 12
7. Real Madrid 12
8. Arsenal 10
9. Liverpool 10
10. Manchester City 10
11. Paris Saint-Germain 10