Qendra e djathtë fiton në zgjedhjet për Parlamentin Evropian
Partitë e qendrës së djathtë mbeten grupimi më i fuqishëm në Parlamentin Evropian, kurse ekstremistët kanë fituar më pak vota se që është pritur, tregojnë rezultatet paraprake të zgjedhjeve që përfunduan sot për përbërjen e re të parlamentit evropian.
Bota
Sipas rezultateve jozyrtare të publikuara para pak çastesh në Bruksel, Partia Popullore Evropiane (PPE), e cila grumbullon partitë e qendrës së djathtë, ka fituar gjithsej 216 nga 571 ulëse në Parlament, dhe me këtë e ka ruajtur epërsinë nga përbërja e kaluar.
Partia e socialistëve dhe demokratëve evropianë mbetet e dyta me 197 ulëse, përkatësisht dy më pak se në mandatin e kaluar.
Humbje më të madhe e shënuan liberalët, të cilçt nga 84 vende në mandatin e kaluar, tash do të kenë gjithsej 59, derisa të gjelbrit do të kenë 49 ulëse, 12 më pak se më parë.
Dalja e votuesve në këto zgjedhje ishte e vogël dhe sillej nga 19.6 për qind në Sllocvaki, e deri në 35 për qind bnë Francë.
Procesi zgjedhor ka zgjatur katër ditë, kurse në të kanë pasur të drejtë vote rreth 400 milionë qytetarë n ga 28 vende të BE-së.