Ish gjenerali KGB-së: Snowden është duke punuar për inteligjencën ruse
Ish kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së SHBA-ve, Edward Snowden ndoshta kurrë nuk e kishte parashikuar se një ditë do të punonte për shërbimin federal rus të sigurisë (FSB).
Bota
Por sipas ish Gjeneral Majorit të KGB-së, Oleg Kalugin, ai tani është një konsulent apo këshilltar teknik për shërbimin rus.
\”Këto ditë, rusët janë shumë të kënaqur me shërbimet e Edward Snowden. Ai është i zënë duke bërë diçka”.
\”FSB tani janë nikoqirët e tij, dhe ata janë duke u kujdesur për të”, ka thënë Kalugin në një intervistë për VentureBeat.
Oficeri sovjetik në pension, 80 vjeçar, kishte shërbyer si spiun i familjes mbretërore ruse. Në moshën 34 vjeçare, ai u bë gjenerali më i ri në historinë e KGB-së, dhe Kalugin shkëlqyeshëm kishte ndihmuar dhe drejtuar operacionet e spiunimit sovjetik në Amerikë, gjatë një karriere prej tri dekadave.
Kalugin dhe gruaja e tij u zhvendos në Maryland të SHBA-ve, pasi ra në sy të keq te regjimi rus i viteve 1990.
Ai u bë një zë kritik kundër presidentit rus Vladimir Putin ( Kalugin e ka quajtur Putinin një kriminel lufte pas pushtimit të tij të dytë të Çeçenisë).
Për të ishte lëshuar një urdhër arresti, kur ai tanimë ndodhej në Amerikë.