Presidentja Jahjaga dekoron Xhakën
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga priti mesfushorin Granit Xhaka dhe ia dorëzoi medaljen ‘Ambasador Nderi’ me të cilën e kishte dekoruar më herët gjatë këtij viti.
Sport
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga priti mesfushorin e mirënjohur Granit Xhaka, të cilit ia dorëzoi medaljen ‘Ambasador Nderi’, me të cilën e kishte dekoruar në shkurt të këtij viti.
Jahjaga e uroi Xhakën për sukseset e tij, i cili është duke kaluar disa ditë pushimi në Kosovë, para se të udhëtojë së bashku me ekipin Zvicrës, për në Kampionatin botëror në Brazil.
Xhaka e falënderoi Jahjagën për titullin me të cilin u nderua prej saj, dhe u zotua se do të vazhdojë të kontribuojë për vendlindjen e tij, edhe në të ardhmen.
Xhaka e mbylli një stinor pozitiv me Monchengladbachun dhe u ftua në ekipin e Zvicrës për Kampionatin botëror në Brazil.