A e keni parë Lamelan?
Tifozët e Tottenhamit kanë shpërndarë fletushka anembanë qytetit duke e shpallur të zhdukur mesfushorin Erik Lamela. Ylli argjentinas nuk ka luajtur nga 1 janari.
Sport
Ai u transferua në Tottenham për të plotësuar mungesën e Gareth Bale, por mund të thuhet se Erik Lamela ka dështuar në White Hart Lane.
Përforcimi rekord i klubit anglez prej 30 milionë funtesh ka vuajtur të shfaq formë të mirë fizike, dhe ka filluar të konsiderohet si blerja më e dështuar në histori të Premierligës.
Andaj, që gjërat të shkojnë më keq për Lamelan, janë përkujdesur tifozët e Tottenhamit. 22-vjeçari, i cili nuk ka luajtur nga 1 janari është shpallur i zhdukur në fletushka të shpërndara në veri të Londrës.
Kurse, një tifoz i Tottenhamit na krijuar një ‘hashtag’ në Twitter me fjalën #FindLamela, para se të paraqet rastin e zhdukjes së argjentinasit në polici.
Lamela pritet të rikthehet në Itali në fund të sezonit ku Inter, Roma dhe Juventus kanë shprehur interesim për transferimin e tij.