98% të udhëtarëve të kënaqur me shërbimet e Aeroportit të Prishtinës

Sipas një studimi të Këshillit Ndërkombëtar për Aeroporte (Airports Council International), ANP “Adem Jashari” radhitet si aeroporti më i pëlqyer nga udhëtarët në Evropë, në pothuajse të gjitha kategoritë ku është nominuar.

Lajme

09/02/2016 12:10

Me një kënaqshmëri të udhëtarëve prej 98% në total, Aeroporti i Prishtinës ka lënë pas shumë aeroporte të rajonit dhe Evropës duke dëshmuar se është i përkushtuar të ofroj shërbime sa më kualitative.

Në bazë të Marrëveshjes së Partneritetit Publiko-Privat, ANP “Adem Jashari” ka qenë i obliguar që të mbajë nivelin e kënaqshmërisë në së paku 80%.

Megjithatë, aeroporti ka tejkaluar parashikimet dhe ka arritur që të vlerësohet pozitivisht nga pothuajse të gjithë udhëtarët e anketuar nga ACI.

Këshilli Ndërkombëtar për Aeroporte (ACI) është themeluar në vitin 1991 dhe është i njohur si përfaqësues i interesave të aeroporteve në organizata dhe qeveri të ndryshme.

ANP “Adem Jashari” së fundmi ishte vlerësuar nga udhëtarët edhe në World Travel Awards 2015, duke u votuar si aeroporti i dytë lider në Evropë.