97 golat e BBC

23:59 | 26 Maj 2014

Treshja e frikshme e Realit

Ronaldo, Bale dhe Benzema e zhvilluan një sezon fantastik, duke e ndihmuar Real Madridin të shpallet kampion i Evropës. Së bashku, BBC shënuan 97 gola, duke i ‘bombarduar’ kundërshtarët nga të gjitha anët.

Sezoni i BBC ishte i mahnitshëm. Treshja e formuar nga Benzema, Bale e Cristiano e ka kompletuar sezonin me 97 gola, 27 prej tyre në Ligën e Kampionëve.

Por, ky numër i golave mund të jetë i arsyeshëm, duke e pasur parasysh se Real Madridi ka shpenzuar 230 milionë euro për të tre.

Cristiano Ronaldo me 51 gola, Karim Benzema me 24 e Gareth Bale me 22, e kanë kompletuar një vit prej golashënuesish, duke e demonstruar një kombinim të mirë të BBC.

Dhe kjo kur kihet parasysh se portugezi dhe uellsiani kanë pasur probleme muskulore gjatë sezonit.

66% të golave evropiane të Realit i ka shënuar pikërisht BBC, respektivisht 60% të golave në total sa i ka realizuar ekipi madrilen këtë sezon.

Ylli portugez ka zbritur paksa, sa i përket golave, nëse i shikojmë tre sezonet e fundit: 60 gola në sezonin 2011/12, 55 në 2012/13 dhe 51 në 2013/14.

Me 17 golat e realizuar në Champions për një sezon, rekordmeni CR7 ka hyrë në histori të këtij kompeticioni.

Gjithashtu, 31 golat e realizuar në La Liga ia mundësuan t’i fitonte çmimet Këpuca e Artë dhe Pichichi.

Sa u përket dy të tjerëve, Bale dhe Benzema kanë realizuar së bashku 35 asistime. Benzema nuk ka shënuar shumë gola, por ka dhuruar plot 16 asissime.

Kurse, Bale ka shënuar 22 gola dhe 19 asistime.

Golat e BBC

Cristiano Ronaldo: 51 gola (31 në La Liga, 17 në Champions e 3 në Kupë)

Karim Benzema: 24 (17+5+2)

Gareth Bale: 22 (15+5+2)

Totali: 97