92-vjeçarja e “kallë” duke vallëzuar në kafaz mbi 9 metra lartë nga toka (Video)

Edhe përkundër moshës që ka, Flora Murray thotë se asgjë nuk ia largon dashurinë që e ka për vallëzimin, dhe së fundmi ajo ka lënë me gojëhapur të pranishmit në një klub të natës në Kankun, shkruan Mirror.

Fun

06/10/2015 13:44

Edhe pse 92-vjeçe, gjyshja angleze kishte befasuar të pranishmit me lëvizjet e saja, duke vallëzuar në një kafaz në një lartësi prej 9 metrave, transmeton lajmi.net.

Murray nga Dundee e cila ishte adoleshente gjatë Luftës së Dytë Botërore, thotë se është rritur me muzikën e Nat King Cole dhe Frank Sinatra.

Por lëvizjet e saja nuk i kishin ikur syve të pronarit të një lokali në Meksikë, i cili që nga viti 1960 e fton vazhdimisht të vallëzojë në një kafaz në lartësi të ndryshme. (lajmi.net)

YouTube player