9 vite bashkëlojtarë, Ramos injoron keq Ronaldon

Sergio Ramos do të ketë një listë me të ftuar për dasmën e tij këtë fundjavë por kapiteni i Real Madrid nuk ka ftuar ish-shokun e ekipit Cristiano Ronaldon.

Sport

13/06/2019 09:11

Ramos po përgatitet të martohet me prezantuesen televizive Pilar Rubio në katedralen e famshme të Sevillas këtë fundjavë.

David Beckham dhe gruaja Viktoria raportohen se do të marrin pjesë, ashtu si edhe Gerard Pique me Shakiran, përcjell lajmi.net.

Sipas Marca, Ramos dhe Rubio kanë ftuar 500 mysafirë në atë që po shihet si një konkurrent për ‘martesën e vitit’ në Spanjë.

Çifti gjithashtu ka rezervuar grupin AC / DC për të përformuar gjatë ceremonisë.

Është raportuar se performanca ekskluzive nga grupi ikonë është duke i kushtuar çiftit të lumtur afër 900,000 funta. /Lajmi.net/