9 Maji i këtij viti, mund të jetë festa e fundit zyrtare (Video)

Kosovarët shumë shpejt do të mund të udhëtojnë pa viza.

Lajme

09/05/2016 21:46

Krejt kjo falë dritës së gjelbër që institucionet e Bashkimit Evropian i dhanë Kosovës, vetëm pak ditë para 9 Majit, Ditës së Evropës.

Por, pavarësisht kësaj, shënimi i kësaj date më ditë pushimi po konsiderohet e pa nevojshme.

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, pranon se këtë vit kjo ditë ka kuptim tjetër për Kosovën, por shtoi se kohë për pushim nuk ka, njofton Klan Kosova.

Bile, ai po shpreson se në të ardhmen kjo ditë të hiqet nga kalendari i festave zyrtare. Se Kosova duhet reduktuar numrin e festave e thonë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

YouTube player