9 gola në një ndeshje – koha kur Haaland i tregonte botës së futbollit se një talent i madh po vjen

Nëse na duhet që një futbollisti t’i japin epitetin e zbulimit të vitit 2020, sigurisht që atë e meriton Erling Haaland.

Sport

30/05/2020 11:59

Talenti norvegjez është në mesin e lojtarëve më në formë në Evropë, teksa ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij te Dortmund.

Lojtari afatin kalimtar të janarit nga Salzburg u transferua te Dortmund, ku është ambientuar shumë mirë te pala gjermane.

Ai ka arritur që në 11 ndeshje të shënojë 10 gola, duke qenë futbollisti më frytdhënës në Bundesligë.

Por, se një talent po vjen në rritje, Haaland na ka njoftuar qysh sot një vit më parë.

Më 30 maj të vitit 2019, lojtari shënonte nëntë gola në fitoren 12:0 të Kombëtares U20 të Norvegjisë ndaj Hondurasit./Lajmi.net/

YouTube player