9 arsye se pse është mirë që të keni një vëlla më të madh

Edhe pse disa nga ne i urrejmë vëllezërit tonë ndonjëherë, në fakt të pasurit një vëlla më të madh është një gjë shumë e mirë.

Lajme

22/10/2015 12:29

Ja 9 arsyet të cilat i sjell lajmi.net për ju, e të cilat tregojnë se pse është mirë të keni një vëlla më të madh:

1) Ai do të të mbrojë ty

Një vëlla më i vjetër gjithmonë do të të qëndroj pranë, pos nëse ju keni vjedhur diçka nga ai (në atë rast ju jeni të shkatërruar).

Nëse ju keni probleme me dikë në shkollë, ose qoftë edhe nëse jeni duke pasur probleme me prindërit tuaj, zakonisht vëllai juaj do ju qëndroj pranë dhe do ju ndihmojë.

2) Ju dukeni më të famshëm shkaku i shokëve të tij

Kjo ndodhë pasi që edhe ju mund të shoqëroheni me shokët e tij kur ata vijnë të qëndrojnë në shtëpinë tuaj, prandaj kur shokët e klasës të shohin duke kaluar kohë me njerëz më të vjetër se ti, ata të respektojnë.

3) Të sugjerojnë filma dhe muzikë të mira

Pasi që vëllai juaj është më i vjetër, ai patjetër që ka shikuar filma dhe ka dëgjuar muzikë më shumë se ti.

Prandaj kur ju dëshironi të dëgjoni muzikë apo të shikoni filma jug gjithmonë mund të ju drejtoheni vëllait tuaj për këshilla paraprakisht.

4) Rroba shtesë

Të gjitha rrobat të cilat i ka blerë vëllai juaj, e që nuk i përshtaten më, mund ti trashëgosh ti.

5) Ka njohuri rreth sporteve

Gjasat janë të mëdha që vëllai juaj mund të dijë gjëra të ndryshme për sporte të ndryshme, prandaj kur është ndonjë debat në shkollë apo kudo për sporte, ju mund të kërkoni ndihmë nga vëllai juaj.

6) Ai gjithmonë do ju ndihmojë

Nëse nuk keni para për të blerë bukë në shkollë, apo keni nevojë të shkoni diku, vëllai juaj mund të ju ndihmoj gjithmonë, e sidomos nëse ai është i punësuar.

7) Ai do ju dëgjojë gjithmonë

Nëse keni problem me diçka apo me dikë, atëherë ju nuk keni nevojë të kërkoni ndihmë nga prindërit pasi që ata shpeshherë mund vetëm të ju kritikojnë, por mund të ju drejtoheni vëllait.

8) Kur keni probleme në familje ai do ju dal në krah

Në vend të një beteje 2 kundër 1 me prindërit tuaj, vëllai juaj i ndryshon shifrat duke e kthyer atë betejë në 2 kundër 2.

Pasi që ai është më i vjetër ai i din edhe disa trika se si të liroheni nga problemi më lehtë.

9) Ai është një shok i juaji që gjithmonë gjendet aty për ty

Ndoshta kjo është më e rëndësishme nga të gjitha, pasi që vëllai juaj është një shok i cili do të jetë aty për ty gjatë tërë jetës. /Lajmi.net