88 të vdekur dhe 177 raste të reja me COVID-19 në Itali

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me koronavirus.

Bota

04/06/2020 19:07

Numri i viktimave ka shkuar në 33,689, si rezultat i 88 viktimave të paraqitura në 24 orët e fundit, shkruan lajmi.net.

Në vend janë paraqitur 177 të infektuar, duke e çuar në 234,013 numrin total të të prekurve.

Numri i të shëruarave ka shkuar në 161,895, ndërsa 338 janë në gjendje kritike.

Numri i rasteve aktive është 38,429 ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 389,251. /Lajmi.net/