Të Infektuar: 8799

Të Shëruar: 4027

Të Vdekur: 249

86 raste të reja me koronavirus në Kroaci, më së shumti në Zagreb

18:07 | 1 Gusht 2020

Në 24 orët e kaluara, 86 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në Kroaci, bazuar në 1.381 mostra të testuara, njoftoi sot Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

Numri i rasteve aktive në Kroaci aktualisht është 738, derisa numri më i lartë i pacientëve të rinj është në Zagreb – 31.

Që nga fillimi i epidemisë, 5.224 raste të koronavirusit janë regjistruar në Kroaci, dhe 145 njerëz kanë vdekur. /KP