85 më të pasurit në botë fitojnë sa 3.5 miliardë më të varfrit

Edhe sikur të shpenzonte nga 1 milion dollarë në ditë, Bill Gates-it do t’i nevojiteshin 218 vjet për të shpenzuar tërë pasurinë  e tij. 

Bota

07/11/2014 23:32

Sipas të dhënave të organizatës Oxfam, 85 njerëzit më të pasur në botë, përfshirë Carlos Slim-in, Bill Gates-in dhe Mark Zuckerberg-un, disponojnë me aq para sa 3.5 miliardë njerëzit më të varfër në botë.

Oxfam vlerëson se pasuria e atyre 85 miliarderëve në periudhën nga muaji mars 2013 e deri në mars të këtij viti është shtruar nga 668 milionë dollarë në ditë.

Si shkruan gazeta amerikane “USA Today”, ata janë aq të pasur sa Bill Gates-it, për shembull, do t’i nevojiteshin 218 vjet për të shpenzuar tërë pasurinë e tij edhe sikur ai çdo ditë të shpenzonte nga 1 milion dollarë. Por, natyrisht, kjo nuk do të ndodhte kurrë, pasi ai çdo ditë fiton miliona dollarë në emër të interesave bankare.

Ish – sekretari amerikan i Shëndetësisë, Peter Edelman thotë se është koha që të pasurit të paguajnë.

“Dikur kam besuar se debati rreth shpërndarjes së pasurisë duhet të zhvillohej ndaras nga debati për varfërinë, por tash duhet të them se këto dy debate janë të pandashëm njëri nga tjetri”, tha ai .

Sipas Edelman, “fuqia ekonomike dhe ajo politike a njerëzve në majë” bukvalisht pamundëson gjetjen e mjeteve për të ndihmuar ata që janë në fund të dyshemesë.

“E vetmja mënyrë për të përmirësuar gjendjen e të varfërve është të stabilizojmë klasën e mesme dhe të mbrojmë demokracinë, si dhe të kërkojmë nga të pasurit që të paguajnë shumicën e shpenzimeve të menaxhimit të shtetit, i cili ua ka mundësuar akumulimin e pasurisë”, theksoi  Edelman.