84 fitore ndaj 85 rivalëve, kush është skuadra e vetme që s’është mposhtur kurrë nga Messi?

Ishte menduar se Lionel Messi në moshën 31 vjeçare mund të shkojë drejt fundit të karrierës, por numrat e tij tregojnë të kundërtën.

Sport

15/03/2019 15:50

Ylli argjentinas bëri një tjetër paraqitje të mirë të mërkurën mbrëma në fitoren 5:1 të Barcelonës ndaj Lyon, duke e dërguar skuadrën e tij për të 12-tin vit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Fitorja ndaj Lyon, ishte 476 e Messit në fanellën e Barcelonës, duke barazuar rekordin e mbajtur nga Xavi Hernandez.

Gjatë periudhës 15 vjeçare në ekipin e parë, Messi është përballur me 85 kundërshtarë të ndryshëm, dhe ka arritur të fitojë ndaj 84 prej tyre.

Mund të jetë befasi, por skuadra që kurrë nuk është mposhtur nga Messi, është UDA Gramenet, që paraqitet në Segunda Catalan.

Ishte sezoni 2004 – 2005, kur Gramenet në Kupën e Mbretit kishte mundur 1:0 Barcelonën dhe Lionel Messin.

Nga ajo kohë, Messi asnjëherë më nuk ka pasur mundësinë të takohet me Gramenet, dhe kjo mbetet skuadra e vetme e pamposhtur nga pesë herë fituesi i Topit të Artë./Lajmi.net/