814 qytetarë gjobiten për mos respektim të masave anti-COVID

Situata me COVID-19 vazhdon të jetë mjaftë e rëndë anembanë botës, e ngjashëm edhe në Kosovë.

Lajme

25/02/2021 09:04

Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 461 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Kësisoj nga qytetarët kërkohet që ende të vazhdojnë të respektojnë masat anti-COVID, në mënyrë të parandalimit të përhapjes edhe më të madhe të këtij virusi.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka  shqiptuar 814 tiketa trafiku për të gjithë qytetarët të cilët nuk po respektojnë këto masa./Lajmi.net/