8-vjeçari në Prishtinë sulmohet nga qentë endacakë, nëna e tij publikon pamje

Problemi me qentë endacakë po vazhdon të jetë shumë shqetësues në Kosovë. Para dy ditësh, një qen endacak e ka sulmuar një fëmijë të moshës 8-vjeçare në Rrugën “C” në Prishtinë, shkruan lajmi.net. Nëna që ka raportuar rastin tek “Vrojtuesit e Lagjes” është shprehur shumë e shqetësuar me këtë dukuri. Postimi i plotë i saj:…

Lajme

11/08/2022 18:23

Problemi me qentë endacakë po vazhdon të jetë shumë shqetësues në Kosovë.

Para dy ditësh, një qen endacak e ka sulmuar një fëmijë të moshës 8-vjeçare në Rrugën “C” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Nëna që ka raportuar rastin tek “Vrojtuesit e Lagjes” është shprehur shumë e shqetësuar me këtë dukuri.

Postimi i plotë i saj:

Deshta me e raportu qe pardje nje qen endacak te rruga Bedri Berisha- Rruga C me ka sulmuar dhe kafshuar djalin time 8 vjecar, ka shprehur nje Vrojtuese!

Eshte qene qe tash e sa kohe rrine ne lagje dhe djali im eshte personi i 4 qe une po e njohe qe e ka kafshuar. /Lajmi.net/