Të Infektuar: 8799

Të Shëruar: 4027

Të Vdekur: 249

8 të vdekur dhe 94 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

17:25 | 16 Korrik 2020

Shkup, Maqedoni e Veriut. Foto: Reuters

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 8 viktima të reja nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga dy viktima janë në Shkup dhe Gostivar ndërsa nga një në Strugë, Prilep, Kërcovë dhe Prilep.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 401. Numri më i madh i tyre është në Shkup, Strugë, Shtip dhe Kumanovë.

Sai përket të infektuarve, nga testimi i 830 mostrave me COVID-19 kanë rezultuar 94 raste; 49 në Shkup, 13 në Gostivar, 9 në Sveti Nikollë, 6 në Tetovë, 8 në Shtip, nga 2 në Strugë, Kumanovë, Kërçovë dhe 1 në Prilep.

Instituti i Shëndetit Publik ndërkohë ka regjistruar 42 raste të personave të shëruar; 27 në Shkup, 8 në Prilep ndërsa numër më i vogël në 5 qytete tjera, shkruan REL.

Deri tani nga testimi i 81,604 mostrave me COVID-19 janë infektuar 8,623 persona, prej tyre 4603 janë shëruar, 3619 janë ende aktiv dhe 401 kanë vdekur.