8 njerëzit me super-fuqi që as shkenca nuk mund t’i shpjegojë (Foto/Video)

A keni ëndërruar ndonjëherë për të pasur super-fuqi? Edhe ju si shumica e njerëzve të tjerë sigurisht se keni fantazuar për të pasur aftësi të jashtëzakonshme të tilla si super-fuqi apo mundësi për të lëvizur gjërat vetëm përmes mendjes.

Fun

10/09/2015 12:36

Ne kemi gjetur 8 njerëzit të cilët aktualisht pretendojnë se kanë aftësi të cilat njerëz tjerë nuk i kanë.

Shikim me rreze X
750
Natasha Demkina është një grua ruse e cila pretendon se është në gjendje të sheh brendësinë e trupave të njerëzve. Ngjashëm si makinat e rrezeve X, ajo është në gjendje që të zbulojë problemet brenda njerëzve dhe t’i diagnostikoj ato. Natasha ishte një vajzë normale si çdo tjetër deri në moshën 10-vjeçare, ku më pas sipas nënës së saj ajo filloi të shfaqte shenja të aftësive të saj të pazakonshme.

Trupi magnetik
Njeriu me trup magnetik
Liew Thown Lin është një burrë nga Malejzia i cili mund t’i vendosë objektet prej metali në trupin e tij. Edhe pse shkencëtarët nuk mund të zbulojnë çfarë është duke ndodhur me magnetin që ai ka në trup, ai është në gjendje që të mbajë një sasi të objekteve prej metali në lëkurën e tij, transmeton Lajmi.net.

Kujtesë mbi-njerëzore
daniel-tammet
Daniel Temmet është në gjendje që të mbajë në mend sasi të pabesueshme të informacionit. Për shembull, ai ishte në gjendje që të recitojë numra deri në 22,500 shifra në vetëm 5 orë dhe 9 minuta në mars të vitit 2004.

Njeriu që nuk kishte nevojë për gjumë
imgres
Imagjinojeni se si do të ishte nëse nuk do të kishit nevojë për gjumë? Al Herpin ishte një njeri i cili nuk kishte nevojë për gjumë. Ai pretendonte se ka sëmundjen e rrallë të pagjumësisë dhe që nuk kishte fjetur për 10 vite të tëra. Ai më pas tërhoqi vëmendjen e studiuesve të cilët e studiuan atë. Ata nuk gjetën shtrat për të fjetur në shtëpinë e tij. Ai thoshte se shkonte në punë dhe kur kthehej vetëm ulej në karrige dhe lexonte derisa vinte koha për të shkuar në punë ditën tjetër. Ai kishte shëndet të mirë dhe jetoi deri në moshën 94-vjeçare.

Aftësi të jashtëzakonshme gjuhësore
220px-Dr_Harold_Whitmore_Williams
1.69 gjuhë është mesatarja që një person në botë mund t’i flet. Por, Harold Williams ishte në gjendje që të fliste 58 gjuhë të ndryshme. Ai ishte një fëmijë normal deri në moshën 7-vjeçare kur pas asaj moshe ai thoshte se pati një ‘eksplodim në tru’.

Femra me shikim të shqiponjës
binshutterstock_96697882
Veronica Seider mban rekordin botëror për të parë objektet më të vogla pa ndihmën e teknologjisë. Në vitin 1972, Universiteti i Shtutgardit raportoi për studenten Veronica Seider se kishte një shikim 20 herë më të përsosur se një person mesatar. Për shembull, ajo mund të identifikonte njerëzit në një distancë prej më shumë se 1.6km.

Njeriu i akullt
imgres-2
Wim Hof është një njeri që ka thyer limitet e të ftohtit në të gjithë botën. Në 35 vitet e fundit ai është përballur me të gjitha sfidat dhe mban rreth 20 rekorde botërore. Ai u ngjit në malin Kilimanjaro dhe Mount Everest duke qenë i veshur me të shkurtra, theu rekordin duke notuar në ujë të akullt dhe vrapoi një gjysmë-maratonë në shkretëtirë pa pirë fare ujë. Ai përdorte një teknikë të frymëmarrjes që e bënte atë të mos e ndjente të ftohtin në mënyrën siç e bëjmë ne.

Njeriu me reflekse të pabesueshme

Isao Machii është një japonez i cili ka reflekset më të shpejta në botë. Ai mban rekordin për aftësitë e tij të pabesueshme me shpatë. (Lajmi.net)

Shikojeni videon më poshtë ku ai e pret përgjysmë një ‘plumb’: