8 mijë studentë aplikojnë për 3 mijë e 600 vende në konvikte

Interesimi i studentëve për banim në konviktet e Prishtinës është tejet i madh. Për 3 mijë e 600 vende, kanë aplikuar rreth 8 mijë studentë. 

Lajme

12/09/2014 19:27

Sot në ora 15:00, ka përfunduar afati për aplikim për pranimin e studentëve në konviktet e Qendrës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës. 

Konkursi ishte i hapur 10 ditë, ndërsa në këtë afat kohor për strehim në konviktet e Qendrës së Studentëve kanë aplikuar rreth 8000 studentë. 

Kapacitetet e Qendrës së Studentëve për pranim janë 3600. 

Sipas një njoftimi nga QSUP komisioni në përbërje nga zyrtarët e Qendrës së Studentëve, MASHT- it dhe Parlamentit Studentor do të bëjnë vlerësimin për studentët të cilët plotësojnë kushtet për vendosje në Qendrën e Studentëve. 

Rezultatet për pranimin e studentëve të cilët kanë plotësuar kushtet për pranim do të publikohen më datën 23 të këtij muaj.