8 Marsi, një kompani dhuron nga 10 litra karburant gratis për femrat

Është 8 marsi, dita ndërkombëtare e gruas dhe me këtë rast, kompania e karburantit GULF ka menduar ti bëjë disa dhurata femrave shofereve shqiptare.

Lajme

08/03/2015 17:24

Nga ora 12 e mesditës deri në orën 14:00 pika e karburantit GULF në rrugën e Kavajës ka dhënë për çdo shofere femër 10 litra karburant falas.

Në shenjë simbolike për ditën e gruas GULF ka dhuruar po ashtu edhe një vazo me lule.

Vetë shoferet u shprehën entuziaste për këtë dhuratë të veçantë që morën Ditën e tyre, ndërsa nuk munguan as falënderimet ndaj Gulf.

Në morinë e festimeve të ndryshme për ditën ndërkombëtare të Gruas, Kompania Gulf, mendoi të sillte një atmosferë ndryshe, duke ia bërë këtë ditë edhe më të veçantë grave dhe vajzave shqiptare që drejtojnë automjete. Ky ishte dhe viti i dytë që kompania Gulf i dhuron të gjitha shofereve shqiptare karburant falas, raportojnë mediat në Shqipëri.