76ers mposhtin Bucks, Embiid shkëlqen përballë Antetokounmpo
Philadelphia 76ers kanë marrë fitoren e radhës në NBA, kësaj radhe duke mposhtur Milwaukee Bucks.

Sport
7ers kanë marrë një fitore me rezultatin 120 – 123, kundër skuadrës kampione të NBA, shkruan lajmi.net.
Në këtë ndeshje shkëlqeu Joel Embiid – më i miri në parket – me 42 pikë, 14 kërcime, pesë asistime dhe një top të vjedhur.
Edhe Tobias Harris bëri mirë në radhët e Philadelphia, duke shënuar 19 pikë, anash tetë kërcimeve e katër asistimeve.
Në radhët e Milwaukee më i dalluari ishte Giannis Antetokounmpo, i cili regjistroi 32 pikë, 11 kërcime, nëntë asistime, tre topa të vjedhur e një bllokadë.
Ai u ndihmua nga Jrue Holidya, i cili shënoi 24 pikë/5kërcime/3asistime, por nuk ishin mjaftueshëm për Bucks.
Joel Embiid vazhdon të bind me paraqitjet e tij dhe ka synimin te çmimi MVP. /Lajmi.net/