76ers, Bucks dhe Rockets një fitore larg avancimit, vazhdon lufta mes Spurs dhe Nuggets

Garat e ‘Play Off’ po vazhdojnë të dhurojnë spektakël në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Sport

21/04/2019 08:21

Mbrëmë janë luajtur edhe katër ndeshje të tjera, në tri prej të cilave gati dihet skuadra që do të kalojë në raundin tjetër.

Brooklyn Nets është mposhtur nga Philadelphia 76ers, me rezultatin 108:112, në një ndeshje që u përcoll edhe nga grushtet, shkruan lajmi.net.

Me këtë fitore, skuadra e Philadelphia shkon në epërsi prej 3:1 me ndeshje, në një seri ku duhen fituar 4 nga 7 duelet.

Fitore të lehtë pati edhe për liderët e konferencës lindore, Milwaukee Bucks, të cilët me rezultatin 103:119.

Me këtë fitore, skuadra e udhëhequr nga Giannis Antetokounmpo në parket ka shkuar në epërsi prej 3:0 dhe është vetëm një fitore larg kualifikimit në fazën tjetër.

Gjithashtu, me fitore e mbyllën mbrëmjen edhe Houston Rockets, të cilët mposhtën skuadrën e Utah Jazz, me rezultatin 101:104, shkruan lajmi.net.

Fitorja e Rockets dërgoi rezultatin e serisë në 3:0, duke lënë skuadrën e Harden me vetëm një fitore larg fazës tjetër.

Në anën tjetër, situata diçka më interesante qëndron në ndeshjet mes San Antonio Spurs dhe Denver Nuggets, ku në ndeshjen e fundit, ishte skuadra nga Denver ajo që shënoi fitore.

Dueli mes dy skuadrave u mbyll me rezultatin 103:117 në favor të Nuggets, për të barazuar serinë në 2:2, për të lënë gjithçka të hapur  dhe pse jo për të prekur edhe ndeshjen e shtatë. /Lajmi.net/