74 vitet mbi supe nuk e pengojnë – Hodgson pritet të marrë drejtimin e Watford

Trajneri i njohur anglez, Roy Hodgson pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Watford.

Sport

25/01/2022 09:16

Watford kanë shkarkuar mbrëmë trajnerin e tyre, Claudio Ranieri dhe tashmë duhet të gjejnë një emër të ri për stolin e tyre, përcjell lajmi.net.

I lirë dhe i papunë është Roy Hodgson, ikona angleze që tashmë është në moshën 74 vjeçare.

Përkundër viteve mbi supet e tij, Hodgson, sipas ‘Sky Sports’, pritet të marrë drejtimin e Watford.

Aventura e fundit e tij ishte te Crystal Palace, ku u pasua nga Patrick Vieira.

Mbetet të shihet nëse Hodgson do të zyrtarizohet në krye të stolit të Watford. /Lajmi.net/