700 golat e Cristiano Ronaldo – karrierë fantastike me Sporting, Man Utd, Real Madrid e Juventus

Cristiano Ronaldo ka prekur shifrën e 700 golave në karrierën e tij profesionale.

Sport

15/10/2019 18:02

Me golin e shënuar gjatë mbrëmjes të së hënës, nga pika e bardhë e penalltisë, Ronaldo numëron tashmë 700 gola.

Disa lojtarë mund të mos numërojnë as 700 paraqitje, kurse ylli portugez, i cili konsiderohet si një nga më të mirët në histori, këtë shifër e ka regjistruar me gola.

Një video e jashtëzakonshme po qarkullon në rrjetet sociale, ku janë bërë bashkë të gjitha golat e CR7.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell këtë video, ku shihen golat me Sporting, Man Utd, Portugalinë, Real Madrid e Juventus. /Lajmi.net/

YouTube player