7 lojtarët me të cilët Mourinho kishte probleme dhe janë ende në Madrid

Jose Mourinho është emri më i nxehtë për t’u rikthyer në ‘Santiago Bernabeu’.

Sport

07/03/2019 11:50

‘Los Blancos’ janë duke punuar për të rikthyer në skuadër trajnerin portugez, Jose Mourinho, i cili është i papunë që nga shkarkimi nga Manchester United në dhjetor të vitit 2018.

Jose Mourinho ka drejtuar Real Madridin edhe në të kaluarën, për tri sezone.

Gjatë asaj kohe, nuk kanë qenë të pakta problemet e Mourinhos me lojtarët.

Shtatë nga ata lojtarë me të cilët portugezi ka pasur probleme, janë ende pjesë e Real Madridit.

“Sergio Ramos, Rapahel Varane, Nacho, Marcelo, Casemiro, Luka Modric dhe Karim Benzema”, janë lojtarët me të cilët Mourinho nuk ka pasur raporte të mira, dhe të cilët janë ende pjesë e Real Madridit sipas ‘AS’./Lajmi.net/