7 gjërat që meshkujve nuk ju interesojnë rreth femrave
Asnjë mashkull nuk ka thënë ndonjëherë se ngjyra e thonjve tuaj ka rëndësi.

Lajme
Por jo vetëm, pasi që meshkujt nuk janë të interesuar edhe për shumë gjëra tjera.
Kjo është lista e disa gjërave që meshkujve nuk ju interesojnë rreth femrave, e që lajmi.net e sjell për ju:
1) Ngjyra e thonjve
Meshkujve nuk ju intereson se çfarë ngjyre të thonjve keni, apo edhe nëse nuk i keni ngjyrosur hiç.
2) Nëse i keni prerë flokët
Gjasat janë shumë të mëdha që i dashuri juaj nuk do ta vërej nëse i keni prerë 2 centimetra të flokëve tuaja.
3) Si dukeni gjatë ushtrimeve
Meshkujve nuk ju intereson nëse dukeni e djersitur në fitnes, ata janë më të interesuar të shikojnë të pasmen tuaj gjatë ushtrimeve.
4) Këpucët tuaja
Aspak nuk ju intereson se çfarë këpucë keni mbathur.
5) Grimi juaj
Nëse ju ndiheni më mirë atëherë është në rregull të grimoheni por shumica e meshkujve ndihen të indinjuar ndaj femrave që vënë sasi të madhe të grimit.
6) Nëse keni celulit
Shumica e vajzave kanë, shumica e djemve nuk e vërejnë apo nuk ua ndien.
7) Si dukeni kur zgjoheni në mëngjes
Pavarësisht se si dukeni kur zgjoheni ai ende do të ju dojë dhe do të ndihet seksualisht i tërhequr nga ju. /Lajmi.net