7 arsye pse duhet të udhëtoni vetëm

Shumë prej nesh i pëlqejmë udhëtimet. Sapo mendojmë për këtë gjë, ne na shkon në mendje se me kë ta bëjmë një ‘trip’ nëpër Evropë apo edhe më gjerë. Por, jo gjithmonë, udhëtimi me shoqërues/e është i mirë. Ne jua tregojmë shtatë arsye se përse ju duhet të udhëtoni i/e vetëm së paku një herë…

Lifestyle

16/01/2014 08:05

Shumë prej nesh i pëlqejmë udhëtimet. Sapo mendojmë për këtë gjë, ne na shkon në mendje se me kë ta bëjmë një ‘trip’ nëpër Evropë apo edhe më gjerë.

Por, jo gjithmonë, udhëtimi me shoqërues/e është i mirë. Ne jua tregojmë shtatë arsye se përse ju duhet të udhëtoni i/e vetëm së paku një herë në jetë:

1. Do të takoni njerëz të mrekullueshëm

Derisa ju udhëtoni me miq apo me njerëz tjerë që i njihni, mund të kënaqëni, por nëse udhëtoni vetëm për një kohë, do ta përjetoni një prej gjërave më interesante dhe të jashtëzakonshme, pasi do të takoni njerëz të mrekullueshëm.

Kur udhëtojmë me miq apo partnerin, e kemi mundësinë t’i shohim disa fytyra të familjarëve dhe ta takojmë aty këtu ndonjë njeri të ri. Dinamika dhe inteaksionet nuk do të jenë të preferuarat.

Por, kur je i vetëm në rrugë, je më i etur për të takuar miq të rinj, të rrish me udhëtuesit tjerë dhe në përgjithësi të kërkoni njerëz për të biseduar.

2. Ndjenja e shkëlqyer e lirisë absolute

Kur udhëtoni vetëm dhe filloni të takoni njerëz dhe të bëni miq të shkëlqyeshëm, ndoshta do të bashkoheni me miqtë e udhëtimit dhe ta zgjeroni planin e udhëtimit tuaj.

Ndoshta do ta ndërroni planin sapo të dëgjoni për ujëvarat e mahnitshme, atë plazh të mrekullueshëm, mundësinë për ‘bungee jump’ nga një urë e lartë, apota shijoni një delikatesë të veçantë që mund ta gjeni tek ndonjë udhë.

Kur të jeni duke udhëtuar, jeni të japur të ndryshoni dhe do të mirëprisni me duar të hapura. Gjëja më e mirë është se ju nuk keni nevojë t’i përshtateni agjendës së grupit, të jepni shpjegime apo ta zhgënjeni ndokënd. Ti mund ta ndjekësh ritmin tënd, dëshirat dhe të lëvizni si era.

3. Udhëtimi ju ndihmon ta sfidoni frikën dhe pasigurinë

Kjo është më e madhja dhe eksperienca e juaj e parë ‘solo’. Fillimisht mund të ndieni pasiguri dhe frikë nga njerëzit e panjohur që ju rrethojnë. Por, pas disa ditësh ju do të ndiheni më të sigurt në vetvete.

Sigurisht, në çdo vend të huaj, fillimi është i vështirë, por ju do të mësoheni, deshët apo nuk deshët. Siguria mund të jetë një gjë që ju bën më komoditeti është vendimtar.

Ju duhet të lexoni dhe të kërkoni shumë para udhëtimit tuaj, shikoni komentet për hotelet dhe reagimet nga udhëtuesit tjerë në forume dhe blogje. Respektojeni kulturën lokale dhe ju garantojmë se do të kaloni mirë.

4. Bini në dashuri

Çdokush dëshiron ta gjejë gjysmën tjetër të vetes dhe shumë flitet për lidhjet e dështuara. Por, ju nuk duhet ta mendoni këtë. Ne biem në dashuri kur e takojmë dikë që e ndan interesin tonë, ëndrrat dhe objektivat.

Derisa udhëtoni i/e vetëm, ju do të takoni shumë njerëz dhe rënia në dashuri mund të ndodh në çdo moment. Ky mund të jetë një pushim dashurie, i cili mund të përfundojë në altar, kush e di, por ka edhe njerëz që i mbajnë si kujtime historitë e shkëlqyeshme të dashurive të përjetuara aty, qofshin ato edhe jetëshkurtëra.

Nëse tashmë keni partner, këtë herë të qenit larg mund ta shtojë pasionin tuaj dhe sapo të ktheheni, ju do të vlerësoni më shumë shoqërimin me njëri tjetrin.

5. Ju mund të keni kohë për ta ushqyer veten

Nëse keni një jetë stresuese në vendlindje, duke studiuar e mësuar shumë, apo duke punuar shumë, udhëtimi në vetmi mund të jetë një moment i mirë për ta ushqyer veten.

Nëse keni buxhet të mirë me vete, ju mund t’i shijoni ushqimet e mrekullueshme vendëse, duke e ‘përkëdhelur’ veten me çka të jua ka ënda. Ju mund të merrni energji dhe ta përmirësoni shëndetin, ndërsa mund të bëni shëtitje në plazh në rrezet e diellit apo ta provoni masazhën.

Bëni ‘Yoga’ dhe relaksohuni shumë. Shijoni të gjitha gjërat e mrekullueshme që i meritoni dhe kuptojeni se lumturia është një e drejt e lindjes, e jo një privilegj.

6. Do ta keni mundësinë ta rindërtoni veten dhe të bëheni ai që doni të jeni

Kur të udhëtoni vetëm, ju do ta lini tersin tuaj, dhe lodhja e vjetër do të mbetet prapa, ndërsa ju filloni të jeni një person i ri. Eksploroni pjesët e personalitetit tuaj, ku ju nuk jeni aq rehat apo familjar.

Kur të jeni në rrugë, ju ndoshta do të sfidoheni me faktorë të papritur dhe të befasoheni pozitivisht se sa mirë do t’ju përgjigjeni atyre.

Fuqizojeni veten, duke treguar se sa person i mrekullueshëm, i papërmbajtshëm dhe inteligjent jeni, por që këtë e keni neglizhuar për shkak të rutinës suaj të përditshme.

7. Ju më në fund mund të keni kohë për të lënë gjithçka tjetër prapa

Ju vetëm jeni shkëputur nga bota për një kohë. Ndaleni telefonin tuaj dhe ‘harroni’ ta kontrolloni emailin tuaj për disa ditë. Mos mendo në lidhje me faturat, përgjegjësitë, detyrat dhe problemet.

Lëri ato prapa. Disa prej kohëve më të duhura dhe kur gjejmë probleme për të gjitha problemet tona, janë momentet kur jemi të shkëputur dhe kur ndalim së brengosuri.

A keni provuar ndonjëherë ta kujtoni një emër apo një datë dhe nuk ia keni dalë, por pasi keni hequr dorë, ju e keni gjetur atë? Kjo është e njëjtë për pjesën tjetër të jetës.

Ndonjëherë, truri ynë ka nevojë për t’i hequr qafe mendimet e vjetra, në mënyrë që të jetë në gjendje të krijojë hapësirë për ato të reja, më të mira. Kështu që, vetëm shkëputeni veten nga gjithçka dhe do të mrekulloheni se sa i freskët do të ndiheni pasi të ktheheni në shtëpi.