Të Infektuar: 41.299

Të Shëruar: 26.453

Të Vdekur: 1.062

68 pacientë me COVID-19, Zemaj nga Spitali i Gjilanit: Kërkoj nga qytetarët të ndryshojnë sjelljet e deritanishme

21:35 | 22 Nentor 2020

Ministri i Shëndetësisë ka vizituar sot Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, ku numri i pacientëve të prekur me COVID-19 është 68.

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjilan u konfirmuan 19 raste të reja me koronavirus, e pas kësaj ministri i Shëndetësisë theksoi se nga personeli shëndetësorë janë 50 të prekur me COVID-19 kurse në vetizolim janë tetë prej tyre.

“Megjithatë, pacientët në çdo kohë dhe për çdo shërbim, kanë nevojë dhe duan trajtimin e duhur.Sonte, gjatë vizitës në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, kërkova që të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, gjithsecili me detyrën, përgjegjësinë dhe përvojën. Pengimi i përhapjes dhe luftimi i virusit në S.P. të Gjilanit po vazhdon, me intensitet dhe vëmendje të shtuar.Përgëzoj menaxhmentin dhe personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, për përkushtimin dhe punën që bëhet këtu, për qytetarët tanë. Mos u ndalni, ju lumtë!”, tha Zemaj, transmeton lajmi.net.

Tutje ministri shtoi se virusi vdekjeprurës duhet ndaluar me maskë, distancë dhe higjienë pasi aktualisht s’ka rrugë tjetër.

“Kërkoj nga qytetarët të ndryshojnë sjelljet e deritanishme, sepse duam rezultate tjera! Bashkë ia dalim”, shtoi ai./Lajmi.net/