67 persona të shëruar nga COVID-19 në Shqipëri

Ka shkuar në 67 numri i personave të shëruar nga koronavirusi.

Lajme

01/04/2020 08:33

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në një postim në Facebook thotë se janë së fundmi janë shëruar 15 pacientë.

Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 15. Vetëm në pak orë, pasditen e djeshme kanë ndërruar jetë dy persona, të cilët ishin shtruar në spitalin infektiv.

Ndërsa numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë deri tani ka shkuar në 243.