66 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 14 në gjendje të rëndë

66 pacientë me COVID-19 po trajtohen aktualisht në Spitalin e Pejës.

Lajme

15/01/2021 08:23

46 prej të njëjtëve janë me oksigjenoterapi, teksa 14 janë në gjendje të rëndë, shkruan lajmi.net.

Nga raporti i këtij spitali është bërë e ditur se 202 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, ndërsa 21 janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Njoftimi i plotë:

Ky është raporti 24 orësh për Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

66 – Pacientë të Hospitalizuar.

46 – Pacientë janë në Oksigjeno-Terapi.

14 – Pacientë janë në gjendje të rëndë, ku njëri nga këta është në CPAP.

3 – Pacient të shëruar.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 202 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

2 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

301 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,997 analiza, ndërsa janë kryer 8 operacione. /Lajmi.net/