6500 euro për person për të kryer haxhin, qytetari thotë se me këtë çmim nuk ia vlen të shkosh as në Dubai

Numër i madh i besimtarëve myslimanë tashmë janë nisur drejt vendeve të shenjta për të kryer haxhin. Disa prej tyre tashmë kanë arritur ne destinacione. E një prej familjarëve që veçse përshëndeti dikë për këtë rrugëtim, u shpreh se çmimet për të kryer këtë obligim fetar janë shumë të larta. “6500 euro për person.. për…

Lajme

05/06/2024 10:32

Numër i madh i besimtarëve myslimanë tashmë janë nisur drejt vendeve të shenjta për të kryer haxhin.

Disa prej tyre tashmë kanë arritur ne destinacione.

E një prej familjarëve që veçse përshëndeti dikë për këtë rrugëtim, u shpreh se çmimet për të kryer këtë obligim fetar janë shumë të larta.

“6500 euro për person.. për mua është çmim astronomik. Ma shtrenjtë prej Kosovës se prej Gjermanisë”, tha qytetari.

Madje sipas tij me këtë çmim nuk ia vlen të shkohet as në Dubai.

“Nuk ia vlen as në Dubai as kërku s’ka që ai çmim me kanë. Zoti e di pas 3-4 vjete sa shkon”, shtoi ai.

Po ashtu qytetari theksoi se janë nga Gjermania dhe në Kosovë kanë ardhur për të përcjellë haxhinjtë.

“Ishalla vinë shnosh e na gjejnë shnoshë”.

Bashkësia Islame dje ka njoftuar se është nisur edhe grupi i fundit i besimtarëve nga Gjilani dhe Mitrovica drejt vendeve të shenjta.

“213 besimtarë nga këto dy komuna plotësuan numrin prej 1576 besimtarëve nga Kosova që këtë vit morën rrugën për ta kryer haxhin”, u tha nga BIK-u./Lajmi.net/