64 aksidente për 24 orë, në rrugët me mjegull

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 64 aksidente në komunikacion.

Lajme

19/01/2020 11:53

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë raportuar 64 aksidente komunikacioni.

Prej tyre, 19 kanë qenë me të lënduar, ndërsa 45 aksidente të tjera me dëme materiale.

Për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit, policia ka shqiptuar 1092 tiketa.

Gjithashtu, policia ka arrestuar 20 persona. 17 janë në mbajtje ndërsa një në vuajtje të dënimit. /Lajmi.net/