Të Infektuar: 1123

Të Shëruar: 847

Të Vdekur: 30

61 viktima dhe mbi 2400 të infektuar në Serbi

20:33 | 7 Prill 2020

Numri i viktimave është 61 kurse i të infekuarve 2447. Virusi korona është futur edhe në shtëpitë për të moshuar, në dy qendra me rreth 30 të infektuar. Gjendja është rënduar pasi nuk dihet origjina.

Ekspertët serbë thonë se rastet e reja vijnë si pakujdesi në javët e kaluar kur njerëzit përkundër masave nuk kanë ndaluar aktivitetet familjare.

“Hulumtimet tregojnë se gjithmonë bëhet fjalë për ndonjë ndodhi a festë që ka sjellë deri tek shtrirja e virusit. Kjo shfaqe kryesisht brenda një shtëpie ose pjesë të qytetit”.

“Pandemia prek tërë sistemin shëndetësor dhe kështu përmes tij edhe tërë shoqërinë. Situatat pandemike janë zakonisht katastrofa serioze të natyrës dhe si të tilla duhen trajtuar”.

Për Serbinë, prioritet është testimi i punonjësve të shëndetësisë pasi janë shfaqur probleme në shumë qendra shëndetësore dhe shtimin edhe më të madh të të testuarve pavarësisht simptomave. Mjekët thonë se Serbia ka arritur në maksimumin e të infektuarve që mund të vazhdojë të paktën 10 ditë.