60 shkolla nuk i përgjigjen ftesës për grevë

Thirrja për mosmbajtjen e mësimit nuk u përkrah ashtu siç pritej. Përveç shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë dhe 15 të tjerave, që nuk e kanë mbajtur mësimin të premten, në përgjithësi në nivel vendi shënohen 60 institucione shkollore që nuk i janë përgjigjur kësaj ftese.

Lajme

31/01/2015 19:18

Sindikata e Bashkuar e Shkencës dhe Kulturës u kishte bërë thirrje nxënësve që të mos vijojnë mësimin dhe ky veprim nga të tjerët po shihet si i jashtëligjshëm, raporton KTV. 

Naim Bytyçi, mësimdhënës në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, është shprehur se ky veprim gjithsesi duhet dënuar pasi thirrjen për mosmbajtje të mësimit SBASHK-u do të duhej t’ua bënte mësimdhënësve e jo nxënësve. 

Ndërsa veprimet e SBASHK-ut po i sheh të paarsyeshme edhe këshilli i Sindikatës së Arsimit dhe Kulturës. Ahmet Spahiu thotë se kjo sindikatë po vepron në bazë të interesave të disa individëve e jo për mësimdhënësit në përgjithësi. 

KTV-ja ka provuar të flasë me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, për të marrë një njoftim nëse do të vazhdohet me masa të tilla sindikale, por kontakti më të nuk ishte i mundur. Grevën nuk e ka përkrahur as Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës.