6 të vdekur e 438 raste pozitive me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Në Maqedoni të Veriut janë shënuar gjashtë të vdekur e 438 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, kanë bërë të ditur të premten mbrëma mediat e këtij vendi.

Lajme

16/10/2020 21:03

Rastet pozitive kanë rezultuar nga 2.306 teste të kryera.

Me këtë, numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Maqedoni është rritur në 22.607, derisa kanë vdekur 821 persona.

Deri më tash janë shëruar 16.949, kurse raste aktive janë 4.873./Lajmi.net/