Të Infektuar: 19.328

Të Shëruar: 15.434

Të Vdekur: 678

6 arsye pse përjetojmë “deja vu”

11:38 | 16 Tetor 2020

Ekzistojnë arsye të ndryshme pse përjetojmë një “deja vu”.

Edhe pse duket si një dukuri e rrallë, 60-80% e njerëzve kanë përjetuar deja vu, por për disa, kjo mund të nënkuptojë se ekziston një gjendje themelore për të cilën trupi juaj po dërgon një sinjal për t’ju paralajmëruar, publikon “BrightSide”, transmeton lajmi.net.

Shkaqet e “deja vu” janë këto:

  1. Do të thotë që je i ri

Përvoja e parë me deja vu më shpesh u ndodh fëmijëve që janë 10 vjeç ose më të vegjël (vetëm disa më të rinj se 6 vjeç kanë deja vu). Periudha kur ndodh më shpesh është midis moshës 15 dhe 25. Pas kësaj, shpeshtësia e përjetimit fillon të ulet ndërsa plakeni.

  1. Truri juaj po punon

Pasi që përjetimi i deja vu bëhet më pak i shpeshtë kur plakemi, mund të jetë një shenjë e një mendje të shëndetshme dhe tregon se mund të dalloni sinjale qofshin ato të pasakta.

  1. Kujtesa juaj mund të mos jetë e sinkronizuar

Ka shumë ekspertë që besojnë se deja vu ka të bëjë me mënyrën e kujtimit të kujtimeve. Kjo mund të jetë një përgjigje ndaj një situate që i ngjan një eksperience nga e kaluara që nuk e mbani mend.
Përveç kësaj, ne priremi të vërejmë shumë detaje çdo ditë, por nuk i mësojmë përmendësh ato. Prandaj, mund të keni ndjenjën se keni parë një situatë më parë për shkak të atyre detajeve të vogla që keni harruar.

  1. Mund të ndodhë para një krize nervore

Ekzistojnë lloje të ndryshme të shenjave fizike dhe mendore që mund t’ju tërheqin vërejtjen para një krize nervore, dhe njëra prej tyre është përjetimi i deja vu.

Sidoqoftë, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe nëse nuk keni probleme neurologjike. Në fakt, deja vu ndodh në të njëjtën pjesë të trurit.

  1. Jeni tepër i rraskapitur ose i stresuar

Ju mund të përjetoni ndjenjën e çuditshme të familjaritetit më shumë se zakonisht kur jeni të lodhur dhe nën stres. Kjo mund të ndodhë sepse kur jemi nën stres vëmendja jonë është më e ulët.

  1. Deja vu i shpeshtë mund të jetë një shenjë e ankthit

Ka pasur raste kur deja vu u shkaktua nga ankthi, gjë që e bën këtë çrregullim mendor edhe më keq. Edhe pse shkencëtarët kanë punuar për këtë, ata ende duhet të kryejnë më shumë teste për të dalë në një përfundim./Lajmi.net/