57 vjeçari bën ‘zhytje në qiell’ nga stratosfera, thyen rekordin e Baumgartnerit

Felix Baumgartner theu rekordin botëror për kërcimin me lartësinë më të madhe, kur ai kishte rënë nga një lartësi prej 39km në tokë më 9 tetor 2012. Por, tani ky rekord është thyer përsëri.

Fun

28/10/2014 23:19

Në orët e hershme të mëngjesit të 24 tetorit, 57 vjeçari që është edhe shkencëtarë kompjuterësh, Alan Eustace e theu këtë rekord duke plotësuar një kërcim prej më shumë se 41km.

Ai ishte në partneritet me ‘Model Space Development Corportation’ dhe ishte duke e testuar edhe veshjen mbrojtëse të tyre për hapsirë; ngjarja nuk ishte hapur për publikun, transmeton Lajmi.net.

Veshja e mbrojti Eustace-në nga ndryshimet drastike të temperaturave pasi që ai u ngjit dhe zbriti në atmosferë, dhe prodhoi oksigjen të pastër për të.

Eustace, një punonjës i lartë VP në Google, u ngrit nga një pistë në Roswell, Nju Meksiko përmes një tumbullace të mbushur me helium. Tumbullacja ishte bashkëngjitur direkt në veshjen e tij, duke e tërhequr atë në destinacionin e tij për dy orë.

Ndryshe nga Baumgartner, ai nuk u transportua me një kapsulë, por ishte në gjendje që të zhytet nga një lartësi që i dha atij eksperiencën e ndryshimeve në lartësi, transmeton Lajmi.net.

Kur erdh koha për të kërcyer, një pajisje eksplozuese u lirua nga tumbullacja, dhe ai ra nga një lastësi prej rreth 40km në sipërfaqen e Tokës në vetëm 15 minuta.

Shikojeni kërcimin e tij më poshtë: