55 vjeçari vetëvritet pasi e largojnë nga puna

Mëngjesin e sotëm një 55-vjeçar nga Lezha është vetëvrarë. Burime nga policia bën të ditur se, Mark Brahimaj është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët e tij, të cilët shprehen se shkaku që e ka detyruar 55 vjeçarin t’i japë fund jetës është shkarkimi nga puna. 

Lajme

27/05/2014 13:01

Mësohet se Mark Brahimaj ka punuar si pompist në hidrovorin e Tales dhe kishte ankimuar në gjyq largimin nga puna. Familjarët thonë se seanca e parë gjyqësore ishte caktuar për në datën 12 qershor. 

Tepër i revoltuar është shprehur babai i Mark Brahimajt, Pashk Brahimaj, për shkakun që shtyu të birin të kryej këtë akt të rëndë. 

Sipas Pashk Brahimajt, djali i tij është larguar nga puna në hidrovorin e Tales pas 25 vitesh pune aty. 

“E larguan pas 25 vitesh me pretendimin se nuk kishte arsim. Duhet ta kisha vrarë drejtorin, por s’doja të lija fëmijët në gjak”, ka thënë Pashk Brahimajt. (Shekulli)